Kamarieri me përvojë 50-vjeçare, Ibrahim
Qerimi, kishte pasur rast t’i shërbente edhe ish-kryetarit jugosllav, Josip Broz
Titos, gjatë vizitave të tij në
Ferizaj, shkruan sot Koha Ditore.
"Po, i kam shërbyer në Kombinatin e Drurit në
Ferizaj dhe në Brezovicë. "Hej, djem çfarë do të më shërbeni", i kishte përshëndetur
Titoja kamerierët e rinj, kujton
Qerimi.
Mirëpo në të vërtetë
Qerimi shpjegon se
Titoja e dinte se çfarë do të pinte.
"Ne i shërbyem
Titos, pasi që pijet dhe ushqimin i merrnim nga stafi i tij dhe ne vetëm ia ofronim me takam".
Ai dhe kolegët e tij ishin profesionistë në zanat. E Qerimin dhe kolegët e tij i mban shpresa se të tillë do të kërkohen më shumë.
Mundësia e shpejtë është që kompleksi turistik malor i Brezovicës të privatizohet dhe të rindërtohet në një qendër të mirëfilltë turistike.
"Sigurisht se do të shtohen kërkesat për kamerierë të përgatitur dhe të trajnuar mirë, andaj duhet të mendohet më seriozisht për këtë", thotë kamerieri veteran.
Shtuar më 21/09/2014,
ora 13:41