Sot “dita pa makina”: Akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë dhe oraret

Pasi qeveria ka marrë vendimin që e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina, disa prej rrugëve kryesore në kryeqytet, ditën e sotme do të jenë të bllokuara.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për realizimin e kufizimit të qarkullimit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, do të bëhet nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

  1. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.ë.Bush.

Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Gjithashtu edhe Bashkia e Korçës, ka vendosur që nesër në qytet të zhvillohet dita pa makina.

Bashkia Korçë ka lajmëruar qytetarët se nga sote në vazhdim, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina.

Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv.”Republika” dhe Blv.”Rilindasit” që prej orës 09:00-19:00.