Kalon propozimi për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni
Pëlqej
Me dhjetë vota "pro", shtatë "kundër" dhe pa abstenim, Komisioni për Çështje Kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas debatit dy ditor miratoi propozimin e Qeverisë për nisjen e ndryshimeveKushtetutës.

Janë miratuar konkluza për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese dhe Qeveria në afat prej 15 ditësh duhet të përgatisë projekt-amendamente dhe t'ia dorëzojë Parlamentit shkruan ekspress.

Pasi përfundoi debati për këtë propozim, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sqaroi se që të niset ndryshimi i Kushtetutës në seancën e cila duhet të mbahet të hënën do të nevojitet shumicë prej dy të tretave të votave.
Shtuar më 12/10/2018, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori