Kalon me 62 vota pro ligji për arsimin e lartë
Në universitetet e Maqedonisë do të ketë testim shtetëror për studentët. Një ditë më parë, Parlamenti i Maqedonisë ka votuar me 62 vota pro dhe 9 kundër Ligjin për arsimin e lartë.

Një pjesë e deputetëve u shprehën se “Qeveria me ndryshimet në ligj ka varrosur arsimin e lartë, ka thyer Kushtetutën dhe shkeli autonominë e Universiteteve”. Sipas tyre kjo nuk është një reformë.

Ndërkohë, Qeveria maqedonase është e vendosur për të vënë në zbatimin testimin shtetëror, por fillimisht ai do të zbatohet si një projekt-pilot. Sipas Ministrisë së Arsimit, në këtë mënyrë synohet përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë, por drejtuesit e institucionit shprehen të hapur për propozime të reja. Përveç këtij ligji, të zgjedhurit e qytetarëve po ashtu votuan edhe paketën e plotë të ligjit për arsimin.
Shtuar më 15/01/2015, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori