Kallëzohet penalisht ish-drejtori i spitalit të Ohrit
Pëlqej
SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të SpitalitPërgjithshëmOhrit, L.A (61), për shkak të ekzistimit të kryerjes së veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, me çka ka dëmtuar buxhetin e spitalit prej 703.394 denarë.
Ai dyshohet se veprën e ka kryer në periudhën prej tetorit 2012 deri qershor 2013, në pozitën e drejtorit të SpitalitPërgjithshëmOhrit.

Sipas policisë, i dyshuari në mënyrë joligjore ka urdhëruarblehen pajisje mjekësore për larje dhe dezinfektim, për nevojat e spitalit.

Ai ka nënshkruar marrëveshje me firmën “Evro Tim” – DOOEL Shkup, e cila e ka realizuar blerjen.


Shtuar më 17/02/2018, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori