Kallëzimi penal frenoi LDK-në për Demarkacionin?, pse tmerrohen nga raporti Bulliqi
Pëlqej
Koment nga Ervin Shkulaku

Edhe pse u duk që e gjitha përfundoi dhe u arrit konsensusi për ratifikimin e marrëveshjes së shumëpërfolur të demarkacionit me Malin e Zi, po rikthehet përsëri në pikën ku ishte.

Një mospajtim i paparashikueshëm doli fillimisht ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleaancës për Ardhmërinë e Kosovës në lidhje me raportin e Komisionit Shtetëror.

LDK nuk e voton demarkacionin në rast se përfshihet raporti në fjalë ose siç quhet ndryshe Raporti Bulliqi ndërsa AAK kërkon të kundërtën. Por, sot kërkesës së LDK-së iu bashkua edhe ish-partia e Hashim Thacit, PDK dhe NISMA për Kosovën.

Pra, tre parti nuk duan përfshirjen e raportit Bulliqi në ratifikim të marrëveshjes.

Nga ana tjetër një lëvizje suprizë ka bërë ditën e kaluar partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje.

Përfaqësues të saj kanë ngritur kallzim penal ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaëi me dyshimin për tradhëti ndaj vendit.

Sipas tyre, vepra penale e konsumuar lidhet me cenimin e territorit të Republikës për shkak se është firmosur në Vjenë më datën 25 gusht të vitit 2015 marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Dhe prova që kjo parti ka ndaj tij është nga Raporti zyrtar i Komisionit shtetëror për shenjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, pra nga Raporti Bulliqi.

E tashmë nëse ky raport kalon në Kuvend atëherë do të jetë edhe më i fuqishëm edhe si një provë faktuese për prokurorinë.

Ndërkaq, në media u fol që dëshmitari i kësaj marrëveshje, në atë kohë kryeministri Isa Mustafa nuk e do këtë raport të kalojë në Kuvend. Natyrisht kjo marrëveshje u nënshkrua edhe nga ministri i Brendshëm i asaj kohe që ishte nga radhët e LDK-së, Skënder Hyseni.

Prandaj, kallëzimi penal mund të jetë një arsye pse sot këto parti nuk e duan edhe më të fuqishëm Raportin Bulliqi pasi nëse miratohet në Kuvend ngelet një fakt i patjetërsueshëm dhe herët e vonë do të hetohet edhe nga prokuroria.

Edhe sot Ramush Haradinaj i nxehur gjatë seancës së Kuvendit i ka pyetur vazhdimisht deputetët e LDK-së, pse keni frikë nga ky raport? Aq kundër territorit jeni? Marrë ju koftë? Ku po u dhemb? A keni problem nëse kthehet guri atje?.

E megjithatë Haradinaj nuk hoqi dorë por nënvizoi se nuk ka rrugë tjetër, përndryshe do të ngelim pa liberalizim të vizave.

Tashmë seanca për demarkacionin do të mbahet ditën e mërkurë por në këtë situatë janë tepër të vogla shpresat për një kompromos.

Gjithashtu vlen të theksohet që edhe sikur LDK të votojë demarkacionin përsëri rrezikohet votimi pasi Lista Serbe është shprehur kundër këtij votimi./albeu.com/
Shtuar më 23/02/2018, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori