Kalaja e Tetovës drejt shkatërrimit (VIDEO-FOTO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kalaja e Tetovës prej pesë muajsh nuk vizitohet thuajse nga askush për shkak se vizitorët nuk mund të futen në brendësinë e saj për shkak të bllokimit të hyrjes nga gurët të cilët ndodhen aty që prej muajit maj. Muzeu i Tetovës, menjëherë pas shembjes së tij kishte lëshuar alarmin në qendrën për konservim, por ajo ende nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme ndërsa tani nga shembja rrezikohet edhe pjesa tjetër e murit e cila mbahet nga shtyllat e drurit.

Lidhur me vonesat në rregullimin e murit të Kalasë kanë reaguar edhe nga Komuna e Tetovës, e cila ka kërkuar nga Qendra Nacionale për Konservim dhe Ministria e Kulturës, që të intervenojnë sa më shpejtë në sanimin e saj shkaku se gjendja e tanishme ka larguar edhe vizitorët nga Kalaja.

"Edhe pse Komuna e Tetovës nuk ka ingerenca për rregullimin dhe mirëmbajtjen e kalasë së Tetovës por jemi të shqetësuar nga kjo gjendje dhe me mirëkuptim kërkojmë nga Ministria e Kulturës dhe nga qendra Nacionale për Konservim që të intervenojnë në Kala që sa më shpejtë të bëhet rregullimi i saj shkaku se qytetarët dhe vizitorët ankohen për atë gjendje", tha zëdhënësi i Komunës, Faton Murseli.

Kalaja e Tetovës ndodhet në majën të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky monument kulturor paraqet një bukuri të rallë të historisë. Përbërja e saj është komplekse (pjesa e brendshme ka pesë saraje, kuzhina të medha, banja, një pus në mes dhe tri tunele për dalje) dhe paraqet stilin e arkitektures osmane, por përgjatë luftërave të ndryshme ka pësuar dëmtime të shumta. Por edhe sot, edhe pse nuk jemi në luftë ajo sërish po shkon drejt shkatërrimit duke bërë që të humbim një pjesë të historisë dhe kulturës kombëtare. /albeu.com/

Kalaja e Tetovës

Shtuar më 05/11/2012, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian