Kabineti i Presidentit: Askush nuk ka kërkuar tërheqje të vendimit për falje
Zyrtarë në kabinetit e Presidentit të Maqedoni, Gjorge Ivanov, kanë informuar se deri më tani, në zyrën e tyre nuk ardhur asnjë kërkesë e shkruar nga pjesa e mbetur e personave të falur. Me qëllim që të tërhiqet vendimi për falje ndaj tyre.

Nga kabineti thonë se presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov edhe njëherë ka thirrur publikisht, personat që ende ngelin si të falur nga ana e tij, që në formë të shkruar të dërgojnë kërkesë për tërheqë të vendimit për falje ndaj tyre. Sepse sipas tyre, në Kabinetin e tyre ende nuk kanë arritur asnjë kërkesë për një tërheqje të tillë, shkruan Zhurnal.

“Personat tashmë të falur nga Presidenti Gjorge Ivanov, në bazë të ndryshimeve të Ligjit për falje, mund në mënyrë të pavarur të nisin kërkesë për të tërheqë vendimin për abolim ndaj tyre. Mirëpo deri tani nuk ka asnjë kërkesë nga këta persona për tërheqë të vendimit nga Presidetni Ivanov”, kanë deklaruar nga Kabineti I Presidentit Gjorge Ivanov./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori