Ka dhe më keq, Maqedonia është më e ndotur se Kosova
Sipas të dhënave të ueb faqes “Er Vizhal”, Maqedonia del të jetë shteti i pestë, dhe i vetmi shtet nga Ballkani e Evropa që renditet ndër dhjetë shtetet me ajër më të ndotur në botë.

Nga qytetet evropiane, në vendin e 15-të është Sarajeva, në të 19-tin Prishtina e kurse në të 29-tin është Beogradi.

Më i ndoturi del të jetë Pakistani.

Në lidhje me ndotjen sot kanë reaguar edhe nga partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja të cilët kanë ftuar qytetarët që të dalin në protesta.
Shtuar më 09/12/2018, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori