Juristi Eroll Abdiu kandidat i PDSH-së në Dollnen
Pëlqej
PDSH-ja e Menduh Thaçit në zgjedhjet lokale të 15 tetorit pritet të garojë me kandidatin e saj edhe në komunën e Dollnenit.

Si kandidaturë e PDSH-së për këtë komunë është Eroll Abdiu, me profesion jurist.

Vendimi tashmë ka kaluar kryesinë e degës ndërkohë që PDSH tashmë garën në këtë komunë do e zhvillojë me Abdiun.

I lindur në vitin 1981 në Zhitoshë Dollnen, Eroll Abdiu në politikë është kyçur që në moshë të re, ndërkohë që me profesion është jurist, derisa për momentin i punësuar është në Fondin pensional dhe invalidorë, derisa njihet si shqiptari i parë i punësuar në këtë institucion duke qenë kështu gjithmonë në shërbim të popullatës shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori