Jugohromi, pengesa mes VMRO-së dhe BDI-së
Vendimi i ministrit të Ambienti Jetësor, Bashkim Ameti lidhur me mbylljen e Jugohromit, u bë pikë ndarjeje mes VMRO-së dhe BDI-së.

Nga VMRO insistojnë që të gjendt mënyra që vendimi të abrogohet, por për këtë, nuk mund të marrin pëlqimin e BDI-së, pasi që përfaqësuesit e të dy partive në Qeveri, në nivel ministror, nuk kanë arritur të merren vesh për kompromis, mosmarrëveshja është bartur edhe në nivel liderësh, mes Gruevskit dhe Ahmetit.

Gruevski ka insistuar që Jugohrom të hapet menjëherë dhe ka konfirmuar kompromisin përmbylljen e Jugohrom pas zgjedhjeve.

Por, nga ana tjetër, Ahmeti i është përmbajtur marrëveshjes paraprake, se në periudhën e dimrit, pa vendosjen e filtrave, Jugohromi nuk do të mund të punojë.

Ai e ka rikujtuar edhe për premtimin e menaxhmentit se do të sigurojë paga për të punësuarit deri në mars, kur eventualisht do të ristartohej fabrika.

Duke i pasur parasysh ngjarjet e fundit rreth Jugrohromit, është e qartë se kompromis ndërmjet dy partive edhe në nivelin më të lartë, nuk është arritur.

"Ditëve të kaluara, kanosjet e VMRO-së fillojnë të realizohen, ashtu që protestat e organizuara në pjesën më të madhe, transmetohen si lajm i ditës nëpër mediumet që konsiderohet se janë nën kontrollin e VMRO-së, si edhe një pjesë e mediumeve shqiptare te të cilat VMRO-ja ka ndikim të konsiderueshëm", shkruan "Zhurnal".

Duket se BDI është pozicionuar fortë pas këtij vendimi dhe se Ahmeti është dhe nuk ka ndërmend të lëshojë pe. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2016, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori