Jugohrom shuan përfundimisht furrat
Kombinati i metalurgjisë "Jugohrom" ka njoftuar do të respektojë urdhërin e inspektoriatit shtetërorë të ambientit dhe të shuajë furrat deri në vendosjen e filtrave.

"Me këtë shkresë ju njoftojmë se JUGOHROM ALZAR do ta respektojë vendimin e sjellë për ndërprerjen e punës. Ju njoftojmë se filluam me opërgaditjet e furrave për çkyqje por për shkak të procesit të ndërlikuar teknologjik si dhe për shkak që mos të vijë deri te pasoja të dëmshme të kapaciteteve prodhuese, shuarja përfundimtare do të jetë më 02.11.2016 në ora 24", thuhet në njoftimin e lëshuar nga drejtori i Jugohromit, Vasko Skenderovski.

Por, një vendim i tillë për pezullimin e punës, fabrika e Jugohromit e mori edhe kohë më parë, por pas disa muajve riaktivizoi disa furra. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2016, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori