Kombinati i
Jugohromit sipas gjitha gjasave do të mbetet i mbyllur deri në fund të muajit prill, ndërsa procedura për vendosjen e filtrave pritet të përfundojë në fund të 2017-ës ose fillim të 2018-ës.
Drejtori i përgjithshëm i
Jugohromit, Vasil Skenderovski tha se vendosja e filtrave nuk mund të përfundojë për tre muaj.
Sipas tij të punësuarit për muajin dhjetor do të marrin 70 për qind të pagës.
“
Inspektorati atëherë solli
vendim për mbyllje meqë nuk janë plotësuar të gjitha kushtet por pa I marrë parasysh faktorët objektiv se pse ajo ndodhi.
Sikur të gjithë mundësitë ti kemi për 3 muaj e gjysmë ajo punë nuk mund të bëhej.
Sistemi I repartit numër 2 I cili është 50% e kapacitetit të
Jugohromit do të përfundojë diku rreth fundit të prillit, fillimit të majit.
Përfundimi I tërësishëm I gjithë repartit do të përfundojë kah fundi i 2017-ës ose fillim i 2018-ës”, tha Vasil Skenderovski, Drejtor i përgjithshëm i ‘
Jugohromit’ për Alsat.
Por kreu i Sindikatës së punëtorëve të
Jugohromit Bajram Amiti tha se 70 për qind e pagës për muajin dhjetor nuk zgjidh problemin e të punësuarve. Ai paralajmëroi protesta.
“Ky
vendim është afatshkurtër, siç kaloi muaji i 11 ashtu do kalojë edhe muaji I 12, prandaj kërkojmë nga institucionet, gjegjësisht nga Ministria e ekologjisë dhe
Inspektorati shtetëror t'i tërheqin vendimin për mbyllje dhe të sjellin
vendim tjetër, sepse derisa nuk i plotësojnë kërkesat tona atëherë do të vazhdojmë me protestat tona, por më radikale”, tha Bajram Amiti, Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të
Jugohromit.
Vendimi për mbylljen e
Jugohromit u mor më 1 nëntor pas konstatimit të inspektoratit të ekologjisë se kombinati nuk ka vendosur filtrat në afatin e paraparë. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2016,
ora 17:37