Jozefina Topalli viziton nesër Maqedoninë
Me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, nesër me datë 03 Prill, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli e mbërrin në Shkup për një vizitë zyrtare, shkruan INA.

Në ditën e parë të vizitës së saj, znj. Topalli do të takohet me Kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti, si dhe me Kryetarin e PDSH-së, z.Menduh Thaçi. Pas këtyre takimeve znj. Topalli do të vizitojë Shtëpinë muze të Nënë Terezës, Komunën e Çairit si dhe do të ketë një darkë pune me Zv/Kryeministren për Eurointegrime, znj.Teuta Arifi.

Në ditën e dytë të vizitës, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, znj. Topalli dhe deputetët që e shoqërojnë, në orën 10.00 do të priten në një takim zyrtar nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski dhe më pas Znj. Topalli do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve të Maqedonisë.

Znj. Topalli, përvec takimit me deputetët e grupit të miqësisë Maqedoni-Shqipëri, do të takohet edhe me një grup të grave deputete si dhe në vijim do të ketë takim me Kryeministrin z.Nikolla Gruevski dhe Presidentin, z. Gjorgje Ivanov. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori