Jovçev: Maqedonia me rrezik të lartë të sigurisë
Sofja
Shërbimi Informativ Bullgar e ka cilësuar Maqedoninë si një vend me rrezik të lartë të çështjes së sigurisë. Cvetlin Jovçev, drejtori i Agjencisë së Sigurimit Shtetëror (ADB) të Bullgarisë, thotë se Maqedonia është vend me rrezik të lartë të sigurisë dhe sipas tij, paqja në këtë vend akoma është e brishtë. Këtë deklaratë ai e ka dhënë në një konferencë ndërkombëtare që po mbahet në Sofje me temën “Siguria në Europën Juglindore”. Sipas tij, paqja është e brishtë edhe në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Sanxhak dhe Vojvodinë.
Shtuar më 10/09/2010, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori