Bruno Fernandes zbulon një prapaskenë interesante: Qava kur Manchester United bëri ofertë

Bruno Fernandes ka zbuluar se ai u mbush me lot pasi mësoi për transferimin e tij te klubi i madh anglez, Manchester Unitedi.

Portugezi 25-vjeçar u transferua nga Sporting Lisbona te Djajtë e Kuq në janar, duke bërë një sukses të menjëhershëm para se ndeshjet të pezullohen në mars

Megjithatë, Fernandes ka zbuluar një prapaskenë interesante para kalimit të tij në Old Trafford.

“E dini, unë do të them të vërtetën. U frikësova. Ishte një ëndërr e realizuar, por ishte një ëndërr e madhe”, ka thënë fillimisht Fernandes.

“Për mua, të luaja në Angli dhe për Manchester Unitedin ishte pjesa më e lartë e karrierës time. Të luaja në Ligën Premier, për një nga ekipet më të mira në botë”.

“Kur mora thirrjen duke më thënë: ‘Bruno, ju keni mundësinë të transferoheni në Manchester’ unë thirra gruan time, vëllain tim, motrën time, nënën time dhe fillova të qaja”.

“Por, unë qaja për shkak të lumturisë. Kam luftuar gjithë jetën time për këtë, për këtë klub të madh. Shansi ishte këtu dhe unë duhej ta merrja me të dy duart, për të ndjekur ëndrrën time”.

“Familja ime e dinte që nga fillimi që unë doja të isha futbollist, ata e dinin që ëndrra ime e madhe ishte të isha në Ligën Premier dhe të luaja për Manchesterin”, përfundoi portugezi.


Shtuar 4.06.2020 14:48