Jolevski: Maqedonia nuk rrezikohet nga sulmet terroriste
Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski deklaroi sot se Maqedonia nuk rrezikohet nga sulmet terroriste.

Ai tha se megjithatë duhet të jemi vigjilentë ndaj kësaj dukurie, e cila tashmë me ngjarjetParis mori përmasa ndërkombëtare.

“I ndjekim me kujdes ngjarjet që ndodhin në botë, duke përfshirë edhe ngjarjet e fundit në Paris. Bëjmë analiza të përbashkëta me vendet partnere për situatën e sigurisë në Evropë dhe regjion. Në këto momente Maqedonia është e sigurt”, tha Jolevski./albeu.com/

Shtuar më 13/01/2015, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori