Jolevski: Maqedonia e meriton të jetë pjesë e NATO-s
Ministri maqedonas i mbrojtjes, Zoran Jolevski gjatë takimit në Pentagon me zëvendës ndihmës sekretarin e mbrojtjes, Majkël Karpenter, deklaroi prioritet i lartë i qeverisë maqedonase janë euro integrimet, ndërsa politika e dyerve të hapura të NATO-s duhet që të vazhdoje, ka përmendur.

Jolevski i ka prezantuar argumente se pse Maqedonia meriton që të marr ftesën për anëtarësim në NATO, duke theksuar se në sferën e mbrojtjes i plotëson të gjitha kriteret dhe ka dëshmuar se është partner i besueshëm për të qenë pjesë e NATO-s.

Në takim është diskutuar për reformat e mbrojtjes, modernizimin e ARM-së në pajtueshmëri me standardet e NATO-së, pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse të përfaqësuesve të ARM-së, si dhe pjesëmarrjen në ushtrimin Anakonda që po mbahet në Poloni. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori