Jolevski: Investuam për të siguruar kushte humane për emigrantët
Maqedonia është partnere e besueshme e cila i plotësoi të gjitha kriteret për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE-së.

“Investuam shumë përpjekje për të siguruar kushte humane për emigrantët dhe tranzitin e tyre nëpër vendin tonë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski në fjalimin e forumit ndërkombëtar ‘To be Secure’ ku dje dhe sot mbahet në Budvë, Mal të Zi.

“Kjo krizë i tejkaloi edhe parashikimet më pesimiste. Pikërisht për këtë ekziston nevojë që vendet përgjatë Rutës ballkanike të dëgjohen. Duhet të kemi parasysh se Maqedonia e mbron Zonën e Shengenit dhe prandaj bashkëpunimi dhe gjetja e zgjidhjes duhet t’i përfshijë të gjitha vendet e prekura”, shtoi Jolevski ndër të tjera në panelin e dedikuar mbrojtjes së kufijve dhe krizës emigruese. /Albeu.com/
Shtuar më 07/05/2016, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori