Italia “ngrin” jahtin 700 mln dollarësh të lidhur me Putinin

Një tjetër super-jaht luksoz rus është bllokuar në Europë.

Italia ka urdhëruar sekuestrimin e një jahti 700 milionë dollarësh të lidhur me presidentin rus Vladimir Putin.

‘Sheherazade’ i është nënshtruar riparimeve në një port në Toskanë që nga shtatori i vitit të kaluar.

Ministria e Financave e Italisë tha se pronari i jahtit kishte lidhje me elementë të shquar të qeverisë ruse.

Ai është sekuestruar në kuadër të sanksioneve të vendosura nga BE-së ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Pronari i vërtetë i ‘Scheherazade’ nuk është përcaktuar ende, por zyrtarët amerikanë i thanë New York Times se mund t’i përkiste presidentit rus.

Mbështetësit e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny e kanë lidhur gjithashtu jahtin 140 metra me Presidentin Putin.

Raporte të tjera sugjerojnë se jahti, i cili ka dy platforma uljeje helikopterësh dhe një pishinë brenda, është në pronësi të Eduard Khudainatov, ish-shefi i gjigantit rus të energjisë Rosneft, i cili aktualisht nuk është një objektiv i sanksioneve të BE-së.

Shumë superjahte janë të lidhur me miliarderët rusë, por pronësia e tyre shpesh është fshehur duke u regjistruar në emër të personave të tjerë.