Jo integrim nëse kërkohet ndryshimi i emrit
62 për qind e të anketuarve janë shprehur kundër integrimit në BE dhe NATO, nëse kjo çështje është e lidhur me ndryshimin e emrit të shtetit.
Institutit për Hulumtim Politik nga Shkupi (IHPSH), ka bërë publike sot rezultatet e një ankete me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, shkruan INA.

Qëllimi i anketës ishte që të shihen perceptimet e qytetarëve për integrimet euroatlantike, çështjen e emrit dhe se si këto politika shprehen mbi rejtingun e partive politike dhe liderët e tyre.

Nga data 28 tetor deri më 1 nëntor, 1 mijë e 119 persona të anketuar kanë shprehur opinionet e tyre për procesin e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Sipas anketës, 83,7 për qind janë për hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO. Megjithatë, 62 për qind e të anketuarve janë shprehur kundër integrimit në BE dhe NATO, nëse kjo çështje është e lidhur me ndryshimin e emrit të shtetit. 30 për qind e qytetarëve vlerësojnë se Qeveria nuk është interesuar për anëtarësim në NATO dhe BE dhe se po dërgon vendin në izolim ndërkombëtar.
Shtuar më 04/11/2011, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori