Shqiptarët që s'i përfshin Marrëveshja e Ohrit
Pëlqej
Një numër i madh shqiptarësh, sot, 13 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit kanë mbetur jashtë kornizave të të drejtave që siguron dokumenti për rregullimin e marrëdhënieve etnike në vend.

Janë mbi dhjetë komuna dhe vendbanime, ku popullsia shqiptare ngeli pakicë dhe e izoluar nga çdo e drejtë elementare.

Kjo popullatë që numëron mbi 50 mijë banorë nga gjithë ato komuna nuk gëzon asnjë të drejtë që i mundëson kushtetuta në bazë të përkufizimit kushtetues “bashkësia etnike mbi 20 për qind”.

Shqiptarët e Manastirit, Resnjës, Krushevës, Velesit, Dollnenit, Ohrit e Prespës nuk gëzojnë të drejtat e përdorimit të gjuhës, të përdorimin e simboleve kombëtare, përfaqësimit në institucione, investimet apo përfitimet e ndihmave financiare.

Dëmi më i madh në komunën e Dollnenit është shkaktuar për banorët e fshatit Zhitoshë, kryesisht me popullsi shqiptare, që tani janë nën kufijtë e komunës së Dollnenit, ndërsa dikur ishin nën Krushevë.

Diskriminimi i tyre ndodh edhe me nxjerrjen e dokumenteve personale dhe shërbimeve të tjera, për shkak se janë të detyruar të udhëtojnë në Prilep, edhe atë rreth 50 kilometra për t`u pajisur me dokumente, derisa në të kaluarën shërbimet i kryenin në Krushevë, që është në një largësi më pak se 15 kilometra.

Po ashtu, varfëria dhe emigrimi janë plagë që djegin në shumë vendbanime në perëndim të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori