Jetë më e shtrenjtë në Maqedoni, rriten shpenzimet
Jeta në Maqedoni është më e shtrenjtë. Disa nga sendet ushqimore janë më të lira, por një pjesë e madhe e tyre janë më të shtrenjta se më parë.

Kostoja e jetesës dhe çmimet e shitjes me pakicë janë rritur, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistika.

Në janar të këtij viti ato u rritën për 0.1 përqind krahasuar me një muaj më herët, dhe krahasuar me janarin e vitit të kaluar ato u rritën për 0.6 përqind.

Ulje të shpenzimeve për jetesë ka tek mishrat për 0.8 përqind, dhe verërat për 0.3 përqind dhe pije alkoolike për 0.2 përqind.
Shtuar më 15/02/2020, ora 19:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori