Jeta politike shqiptare në Maqedoni e trazuar
Pëlqej
Skena politike shqiptareMaqedoni duket të jetë në një situatë jo fort të favorshme për shqiptarët.

Kështu kanë vlerësuar njohës të çështjeve politike.

Ata shprehen se kemi një parti në pushtet siç është BDI-ja, e cila akoma nuk ka përmbushur pikat e arritura në Marrëveshjen e Ohrit, e nga ana tjetër një opozitë si PDSH-ja të përçarë dhe pa vizion konkret për shqiptarët.

“Ndër shqiptarët e Maqedonisë jeta politike ka rënë në kolaps të thellë, ka ndodhur një desubjektivizim politik i turpshëm në rrafsh kombëtar, dhe kjo ka bërë që të bien në një hendek, në një rrëzomë të madhe “pozita” dhe “opozita” shqipfolëse në rolet e tyre institucionale të jetës parlamentare. Këto të dyja janë kthyer në NJË KORVETË (anije shoqërimi e një flote) të partive qeveritare maqedone (herë LSDM-së, herë VMRO-së), ndaj edhe të dyja bashkë faktikisht, me protestat e zhvilluara në Shkup e gjithandej ku ndodhen shqiptarë, ndodhi edhe delegjitimimi i tyre përfundimtar”, thekson për INA, publicisti Nijazi Muhamedi.

Muhamedi mendon se shqiptarët duhet të lidhen vetëm pas një trungu politik që mbron interesant e tyre nacionale, me qëllim që shqiptarët në përgjithësi dhe rinia të njohë të tjera rrugë të së ardhmes. /albeu.com/


Shtuar më 20/08/2014, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori