Napoli ruan perfeksionin ndaj Udineses, gol për Rrahmanin dhe shkëputje në krye (VIDEO)

Skuadra e Napolit ka vazhduar startin e mirë në Serie A ndaj Udineses duke e mposhtur me rezultat 0-4.

Sulmuesi në formë, Victor Osimhen hapi ndeshjen në minutën e 24, për të dyfishuar më vonë Amir Rrahmani në minutën e 35, për rezultatin e pjesës së parë.

Në minutën e 52, Koulibaly shënoi për 0-3, ndërsa Lozano i dha goditjen përfundimtare Udineses.

Napoli në 4 ndeshjet e para ka bilanc 100% pozitiv pasi ka 12 dhe është në pozitën e parë, ndërsa Udinese pas 4 ndeshjeve ka 7 pikë dhe e gjen veten në pozitën e 8.


Shtuar 20.09.2021 22:53