Jepet vendimi, sa vite burg mori gjyshi i Tamarës nga Velesi
Pëlqej
Gjashtë vite e gjysmë burg është dënimi që sot ka marrë Ljupço Stojanovski, gjyshi i Tmarës së vogël nga Velesi, për tentim-vrasjen ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Stojanovski më 1 qershor të vitit të kaluar gjuajti me armë në drejtim të Nikolla Todorovit, me arsyetimin se ai ka qenë shkaktarë për vdekjen e mbesës së tij Tamara, e cila ndërroi jetë duke pritur të operohet jashtë shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stojanovski ka qenë i akuzuar për dy vepra “tenim-vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gjykatësja tha se ky vendim do shërbejë si shembull për të gjithë ata që tentojnë ta marrin drejtësinë në duart e veta pasi që sado që është dhimbja e familjarit, nuk arsyetohet që dikush të merr vetë drejtësinë në duartveta.
Shtuar më 12/07/2018, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori