Jepet vendimi për Grujevskin dhe Boshkovksin
Pëlqej
Në Gjykatën Supreme të Greqisë në Athinë, ka filluar seanca rreth ankesës së parashtruar për ekstradimGoran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit.

Për Grujevskin dhe Boshkovskin në Greqi, zhvillohen tre procese të veçanta të cilat nuk ndërlidhen me njëra-tjetrën.

Njëri proces është për falsifikimin e pasaportave. Rasti tjetër është për kërkesën e parashtruar për azil më 29 nëntor të vitit të kaluar.

Rasti i tretë është për kërkesën e Maqedonisë për ekstradim, për të cilin Këshilli i Gjykatësve në Selanik, më 5 janar vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevskit të ekstradohen në Maqedoni dhe menjëherë më pas avokatët e tyre parashtruan ankesë kundër vendimit të gjykatës, që rastin ta shqyrtojë Gjykata Supreme në Athinë.


Shtuar më 18/05/2018, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori