Jepet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për përmbaruesit
Tarifa me të cilën përmbaruesit i kanë marrë paratë për pagesën e borxheve nga qytetarët dhe ndërmarrjet ngelet e njëjtë. Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë iniciativën për shqyrtimin e procedurës me të cilën është miratuar kjo rregullore.

Është dorëzuar vjet nga një person Andreja Naskovski, i cili ka kërkuar që kushtetuesja të kontrollojë se kur ministri i Drejtësisë e ka krijuar çmimoren a ka kërkuar mendim nga Oda e Përmbaruesve. Gjykatës i janë dorëzuar dëshmi se procedura ligjore është respektuar dhe për këtë, nuk ka asgjë kontestuese në lidhje kushtetutshmërinë e tarifës.

“Akti juridik i kontestuar për të cilin thuhet se ka qenë pa mendim të Odës së Përmbaruesve është e pabazë për arsye që mendimi i kërkuar nga Oda e Përmbaruesve është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese si dëshmi. Me këtë konstatohet se në fazën e përgatitjes së aktit të kontestueshëm, është marrë mendim nga Oda e Përmbaruesve ashtu siç parasheh ligji”, kumtuan nga Gjykata Kushtetuese.

Përmbaruesit për vete marrin para si shpërblim apo kompensim të harxhimeve sipas çmimit për administrim, çmimit të veprimeve përmbaruese dhe shpërblim për veprime përmbaruese. Lartësia e çmimit llogaritet sipas lartësisë së kërkesës kryesore por edhe sipas llojit, madhësisë dhe kohëzgjatjes së përmbarimit.

Por, rasti i fundit tregoi se një qytetar i cili ka pasur borxh vetëm 1 denarë ndaj ngrohtores, përmbaruesit e kanë detyruar që i njëjti të paguajë mbi 12.300 denarë./Portalb.mk


Shtuar më 05/04/2018, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori