Dybala bën zgjedhjen për klubin e ri, Interi “buzëqesh”

Paulo Dybala është në muajt e fundit të tij si lojtari i Juventus, dhe kjo gjë e ka zhgënjyer shumë sulmuesin argjentinas pasi nuk e priste këtë vlerësim nga “Zonja e Vjetër”.

Tre klube të mëdha janë të interesuara për të fituar shërbimet e tij. Inter,Atletico Madrid dhe Tottenham kanë interesin më të lartë për të transferuar “La Joya”.

Nga raportimet e fundit të ardhura, thuhet se Dybala tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij se te cili ekip do të kalojë. Thuhet se ai ka zgjedhur ekipin që drejtohet nga Diego Simeone, Atletico Madrid.

Nëse kjo zgjedhje është e vërtetë, Interi edhe pse ishte pas tratativave për të bindur sulmuesin, mund të ketë mbetur i kënaqur pak a shumë nga kjo zgjedhje pasi Atletico i ishte vënë pas edhe Lautaro Martinezit, por zikaltërit e konsiderojnë si sulmuesin kryesor të ekipit dhe nuk do të lejonin në asnjë mënyrë që të largohej për një shifër rreth 70 milionë euro.

Interi kërkon të paktën 90 milionë euro për Lautaron, por Atletico Madrid nuk është në komoditetin për të shpenzuar aq para./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.03.2022 17:23