Dorëhiqet Afrim Tahiri, Sekretari i Përgjithshëm i BFIM-së
Afrim Tahiri, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë ka dhënë dorëhqeje të parevokueshme nga pozita e tij e deritanishme. Njoftimin e ka bërë vetë ai me një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook.

"Në pamundësi që edhe më të merrem dhe fajësohem për gabimet e të tjerëve, jap dorëheqje nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkësisë Fetare Islame të RM", ka shkruar Tahiri.

Ndërkaq, pasi dorëheqjen e tij e ka dhënë një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ai e ka shfrytëzuar rastin për t’i uruar besimtarët dhe i ka porositur mësuesit e medresesë "Isa Beu" që t’i mësojnë nxënësit në mënyrë sa më cilësore.

"Si ish nxënës i SHMI ‘Medreseja Isa Beu’, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, shfrytëzoj nga rasti t’u uroj këtë muaj të shenjtë dhe përmes jush t’u apeloj të gjitha forcave teologjike që të japin maksimumin e tyre në të mirë të shkollimit sa më cilësor të gjeneratave të reja", ka shkruar Tahiri.

Ende nuk dihet nëse kjo dorëhqeje do të pranohet nga kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman ef.Rexhepi.

Ndryshe, në opinion ka qenë e njohur se sekretari i përgjithshëm Afrim Tahiri ka qenë krahu i djathtë i kryetarit të BFIM-së si dhe konsiderohej si një prej personave më të besueshëm që mund ta udhëhiqte në të ardhmen këtë institucion më të rëndësishëm të myslimanëve në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2014, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori