Senati i USHT-së gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën
Rektori i USHT-së Agron Reka para anëtarëve të Senatit për arsye shëndetësore ofroi dorëheqje të parevokueshme, njofton Zhurnal.
Ajo më pas është pranuar nga Senatorët të cilët duke u bazuar ne ligjin për
arsim,
Gazeta zyrtare 35/2008 ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për
arsim të lartë,
Gazeta zyrtare nr.17/2001, dhe duke u mbështetur në statusin e USHT-së të mbledhjes së lartpërmendur me çka edhe solli këtë vendim për
zgjedhjen e ushtruesit të detyrës Rektor i USHT-së ku këtë funksion tani do ta udhëheq Prorektori për Shkencë Vullnet Ahmeti.
Gjatë orëve në vijim do kemi informacione më të detajuara. /albeu.com/.
Shtuar më 28/06/2012,
ora 13:44