Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbën Llabënishti, ka dorëzuar mandatin e tij. Ai ka njoftuar sot kryetarin e
Kuvendit, Trajko Veljanovski, se në bazë të nenit 57 alineja 1 e Rregullores së
Kuvendit, dorëhiqet nga detyra e deputetit.
Deputeti pritet të zbardhë pas pak arsyet e dorëheqjes së tij.
Arben Llabënishti është kandidat i BDI-së për kryetar të Komunës së Strugës. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2013,
ora 12:27