“Jehona e bukurive shqiptare”, Rama krenohet me spanjollët që vizituan Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish të dhëna mbi shifrat e turistëve nga vendet e huaja në Shqipëri.

Herën e kaluar ai ka zgjedhur të publikojë të dhënat e turistëve nga Holanda ndërsa këtë herë Rama ka publikuar sot të dhënat mbi spanjollët që vizituan vendin.

Sipas tij, 18 820 spanjollë vizituan Shqipërinë nga 1 janari deri në fund të korrikut të këtij viti.

“18 820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër4 228vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi. Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë që të huajt vijnë në vend, shqiptarët duket se kanë zgjedhur plazhet e huaja për të kaluar pushimet për shkak të çmimeve të larta, shërbimit të dobët dhe pasigurisë këtu./albeu.com


Shtuar 12.08.2022 15:19