Arrihet marrëveshja, Barcelona firmos me supertalentin

Barcelona e ka kompletuar transferimin e Jualian Araujos nga LA Galaxy, raporton Fabrizio Romano.

Sipas ekspertit të transferimeve, marrëveshja më në fund është arritur, pas një sage të çmendur muajin e kaluar.

Araujo do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2026 me Barcelonën, ndërsa nesër (e enjte) do të jetë në “Camp Nou” për testet mjekësore.

Shuma e transferimit që Barcelona ka paguar për lojtarin është rreth katër milionë euro.

Ai do të jetë pjesë e Barcelonës nga vera e këtij viti dhe është transferimi i tyre i parë për edicionin 2023-2024.


Shtuar 15.02.2023 17:55