“U ka shpallur luftë punëtorëve”, Molliqaj publikon pamjet kur i hedhet miell ministrit Murati (VIDEO)

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një video ku duket momenti kur aktivistët e partisë së tij i kanë hedhur miell Ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Përmes një postimi në Facebook, krahas videos, Molliqaj ka shkruar se ky ishte një aksion simbolik për punëtorët.

“AKSION SIMBOLIK PËR PUNËTORËT Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkruar Molliqaj.

Në videon e Molliqajt, duket e gjithë skena e ngjarjes kur Murati pasi është sulmuar me miell vijon të ecë dhe në një moment ai shkundet për të hequr miellin nga trupi i tij./albeu.com/