Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Java e dytë e fushatës, analistët: Fushatë përgjithësisht e qetë
Fushata zgjedhore përgjithsisht, nga analistët, konsiderohet si e qetë dhe pa incidente të theksuara. Sipas Nikolla Dujovskit, është koha që qytetarët të mësohen se fushatat duhet të jenë të qeta dhe të përfshinë oferta për problemet reale. Sipas tij, incidentet e shënuara janë simbolike kurse policia duhet të angazhohet në parandalimin e tyre. Arsim Sinani, nga ana tjetër, vlerëson se qytetarët nuk kanë më nevojë të konfrontohen.

Vërtetë kanë ndodhur disa incidente sporadike të cilat partitë politike, për qëllime të politikës ditore i lidhin edhe me zgjedhjet lokale por nuk është ashtu. Diku bëhet fjalë edhe për krim klasik. Ja këto ditë ka, do të thoja incidente të imta dhe të izoluara që do të duhet të ndiqen, kontrollohen dhe në kohë të parandalohen nga policia – deklaroi analisti Nikolla Dujovski.

Mendoj se qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm të mos bien pre e provokimeve përshkak se në rajon zhvillohen gjëra shumë me rëndësi dhe mendoj se qarqe të caktuara janë të interesuar që të krijojnë incidente për përfitime me gjeopolitikë – tha analisti Arsim Sinani.

Sipas Nikolla Dujovskit, retorika nacionaliste mes partive ka ndryshuar përshkak se partitë maqedonase kanë pranuar rëndësinë e elektoratit shqiptarë dhe tani duan të prekin deri te ata. Sipas Arsim Sinanit, përveç zbutjes së retorikës nacionaliste, shqiptarët kanë nevojë të shohin edhe zbatimin e projekteve konkrete.

Folën për disa tema të mëdha. Folën për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Folën për çështje që assesi nuk janë të lidhura me bashkëjetesën kurse tani në kohë të fushatës zgjedhore, është mirë që edhe kjo parti politike, nuk ka ndonjë qëndrim radikal – theksoi Dujovski.

Edhe Gruevski, edhe Zaevi duken si qingja të zbutur të cilët dëshirojnë të lobojnë dhe të paraqiten para shqiptarëve si politikanë të mirë por ne realisht nuk shohim rezultate aty ku jetojnë shqiptarët. Do të duhet të shihnim rezultate që ne të fitojmë besim për atë që ata e thonë – u shpreh Sinani.

Fushata zgjedhore do të zgjasë deri në mesnatën e 13 tetorit kurse deri më tani është regjistruar një tentim për sulm ndaj Nikolla Gruevskit në Shkup, dhunë ndaj kandidatit për Komunën e Shuto Orizares Elvis Bajrami, kërcënime ndaj kandidatit për Sarajin, Bashkim Bakiu dhe disa raste te thyerjeve të shtabeve partiake, kryesisht në Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2017, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori