Pedro i Romës, spanjolli kryen testet mjekësore

Pedro ka zhvilluar testet mjekësore me skuadrën e Romës.

Pedro ka mbërritur në Romë për të filluar testet mjekësore te skuadra nga Serie A, raporton Gianluca di Marzio.

Ish futbollisti i Barcelonës dhe Chelsea ka mbërritur në klinikën Villa Stuart në mëngjes për t’ju nënshtruar testeve mjekësore te ekipi nga Stadio Olimpico.

I vetmi ekzaminim ishte tek shpatulla e tij ku ai ishte ankuar për një lëndim e që kërkon disa ditë për rikuperim të plotë.

Roma është e gatshme ta zyrtarizojë përforcimin e parë me epokën e Friedkin si pronar i ri.


Shtuar 18.08.2020 12:38