Janushev merr një pozitë të re në VMRO-DPMNE
Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në seancën e djeshme për kryetar të Unionit të Forcave Rimore të partisë e ka zgjedhur Jovan Jaullevskin, ndërsa shef i shtabit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme presidenciale është zgjedhur sekretari i Përgjithshëm, Igor Janushev, njoftoi partia.

Për këshilltar të politikës ndërkombëtare të kryetarit Hristijan Micskoski është zgjedhur Stefan Andonovski, ndërsa për këshilltar të politikës ndërkombëtare është zgjedhur Toni Dimitrievski.

Në seancën e Komitetit Ekzekutiv është diskutuar edhe për përgatitjen e konventës për zgjedhje të presidentit nga ana e VMRO-DPMNE-së, që do të mbahen në strugë më 16 shkurt.

Nga partia informojnë se në Komitetin Ekzekutiv është diskutuar edhe për situatën aktuale politike në shtet për, siç theksojnë, kaosin që e shkakton pushteti.

Nga VMRO-DPMNE konstatojnë se dalja më e shpejtë dhe më efektive nga kriza janë zgjidhjet parlamentare, që është e nevojshme të mbahen me ato presidenciale.

Shtuar më 25/01/2019, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori