Jankulovska: Do të ndëshkohet kush lufton në Siri dhe në Irak
Pëlqej
Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska u shpreh se duhet ndërhyre në ligj, me qëllim që të dënohen ata persona që rekrutojnë njerëz në Siri dhe në Irak apo në Afganistan.

Ajo tha se ligji duhet të parashikoj dënim si për ata që luftojnë në luftëra të huaja, ashtu edhe për ata që nxisin luftime në këto vende.

"Personalisht mendoj se ka vend për forcimin e mëtejshëm të rregullores, d.m.th përcaktimin e një vepre të re penale apo zgjerimin e asaj aktuale, ku do të parashikohen dënime për personat ndaj të cilëve do të vërtetohet pjesëmarrje në akte dhe veprime të tilla", deklaroi Jankullovska.

Qëndrimi i ministres erdhi pas reagimit të BFI-së dhe kërkesës së kryetarit të saj, që Ministria e Brendshme ta trajtojë më seriozisht problemin e manipulimit të besimtarëve, që ikin në luftërat e Irakut dhe të Sirisë. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori