Jankulosvka lavdëron punën e policisë
Pëlqej
Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska ka lavdëruar policinë, duke thënë se ka bërë një punë shumë të mirë, pasi që veprat penale në Shkup dhe në rrethina kanë pësuar ulje.

“Falë aktiviteteve të policisë shënojmë trend pozitiv në 6 mujorin e parë të këtij viti. Janë regjistruar 14.2 për qind më pak vepra penale”, tha Jankulovska.

Ministrja, këto komente i bëri gjatë vizitës së njësitit policor Alfa, të cilët shpëtuan një grua 36 vjeçare qe tentoi të vetëvritet në ujërat e lumit Vardar. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori