Jankuloska përfundon në PSP, merret në pyetje
Ish ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankuloska, është paraqitur në Prokurorinë Speciale Publike, e shoqëruar nga avokati i saj Nikolla Dodevski.

Ndërkohë, sipas "Alsat", Jankuloska është duke u marrë në pyetje, por ende nuk dihet se për cilën çeshtje, kjo pasi që Jankuloska është përfshirë në disa prej tyre.

Ndërkohë, ng PSP kanë bërë me dije se aktualisht janë rreth 1500 persona të cilët po merren në pyetje si donatorë të VMRO-së në zgjedhjet e 2014-ës.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, tha se Prokuroria Speciale Publike punon me urdhër të Zoran Zaevit. Ajo ka shpjeguar se u pyet për çfarë është folur në PSP dhe tha se do të respektojë procedurën parahetimore. /albeu.com/



Shtuar më 06/02/2017, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori