Jankullovski: Krenohem me pritjen që iu bë Johan Tarçullovski
Është krenare për pritjen që iu bë të dënuarit për krime lufte, Johan Tarçullovski. Kështu është shprehur ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovski. Ajo pyetjes nëse ndjen përgjegjësi për nderimet që i janë bërë njeriut të dënuar nga Haga, Jankullovska ka thënë se jo vetëm se nuk ndjehet me faj, por është madje shumë krenare që ka pasur rastin të presë “njeriun që ka bërë shumë në interes të Maqedonisë”, njofton Zhurnal.

Johan Tarçullovski u prit si hero kombëtar. Maqedonia e priti 8 vite këtë ditë. Ai është tani i lirë dhe ka të drejtë t’i bëhen të gjitha nderimet për angazhimin e dhënë në mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Maqedonisë, atëherë kur kjo ka qenë e nevojshme”, ka deklaruar ministrja, pas takimit me homologen finlandeze, Paivi Rasanen./albeu.com/
Shtuar më 12/04/2013, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori