Jankullovskës nuk i intereson më Gruevski
Ish-ministrja e punëve të brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, ka deklaruar se nuk e ka parë intervistën e fundit të ish-kryeministrit, ndërsa tani azilantit në Hungari Nikolla Gruevski në tv Sitel.

“E pashë paralajmërimin, por nuk e kam parë intervistën, kam disa obligime tjera prioritare familjare”, ka thënë Jankullovska.

Në anën tjetër, Gruevskiintervistën e tij të fundit ka thënë se nuk është i zemëruar me Jankullovskën për qëndrimet e saj kundër tij pas arratisjes, pasi që siç tha ai, e kupton ngase "gjendet nën presion të vazhdueshëm".


Shtuar më 03/02/2019, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori