Makina përfundoi në lumin Shkumbin, momenti kur tentohet shpëtimi i 3 të aksidentuarve

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Elbasan. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në Lumin Shkumbin.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se në makinën që përfundoi në lumë ndodheshin 4 persona. Mësohet se deri më tani është nxjerrë vetëm një fëmijë, ndërsa fati i tre personave të tjerë nuk dihet ende.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për për të shpëtuar personat. Siç mund ta shihni nga pamjet e siguruara, shihen edhe njerëz të tjerë të cilët i kanë ardhur në ndihmë policisë për nxjerrjen nga lumi të personave që janë aksidentuar./albeu.com


Shtuar 1.02.2022 10:26