Jankullovska takohet nesër me Nokën
Nesër ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankulloska do të takohet në Qafë Thanë me ministrin e Rendit të Shqipërisë, Flamur Noka.

Mes tyre do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi, e më pas do të vizitojnë pikën e re të kalimit lokal kufitar Xhepishtë-Trebishtë, që solemnisht nesër do të inaugurohet dhe të vihet në funksion për popullatën lokale nga të dy anët e kufirit. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori