Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana
Jankullovska sot në Gjykatën Penale në fjalët përfundimtare në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Tank” ku gjykohet veçmas për shkak lindjes, duke qarë tha se që në
fillim të gjykimit gjykatësja ka qenë në anën e kundërt të saj dhe kjo gjë nuk është e drejtë.
“Kjo procedurë zhvillohet në rrethana të jashtëzakonshme për mua. Ekziston anësi e shumicës së këshillit gjyqësor që publikisht dha qëndrim se unë jam fajtore gjatë sjelljes së aktgjykimit të Gjoko
Popovskit dhe
Nikolla Gruevskit. Rrethana plotësuese për anësi është sjellja e vendimit në periudhë eksprese. Në
fillim të procesit duhej të kujdesesha për fëmijën dy muajsh, ndërsa tani ka tre muaj”, tha
Jankullovska.
Ajo i hodhi poshtë akuzat e PSP-së se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare si ministre e Punëve të Brendshme dhe me urdhrin e shefit të saj,
Nikolla Popovski ta bëjë tenderin me favorizim të kompanisë “Makautostar” dhe të ketë vetëm një ofertë ‘mercedes C600 gard’ sepse Gruevski i ka thënë që vetura e tillë do të blihet me buxhetin e MPB-së.
Gjykata e Appelit në çdo moment mund ta publikojë vendimin e ankesës për dënimin me burg të Gruevskit dhe
popovskit. Gruevski para një muaji kur u mbajt seanca publike në Gjykatën e Apelit për ankesën e tij, nuk ishte i pranishëm.
Aktvendimi për Jankullovskën do të shpallet për pesë ditë, me 8 tetor.
Shtuar më 03/10/2018,
ora 15:35