Jankullovska i jep 75 mijë € serbëve të Kumanovës për manipulimet
Elektorati i Kumanovës është tentuar të manipulohet dhe të keqpëdoret gjatë zgjedhjeve. Kjo është bërë publike gjatë prezantimit të përgjimeve të "bombës 15", ditën e sotme në Kumanovë. Përfaqësuesi i LSDM-Kumanovë, Martin Kostovski, ka publikuar sot biseda të Gordana Jankullovkës në përpjekje për të manipuluar elektoratin.

Në bisedën telefonike dëgjohet zëri i Jankullovskës, ku ajo kërkon të flasë me bartësin e listës së “GROM-it”, për të cilin thotë se ai ka disa “banditë” atje si vetë për t’iu siguruar vota.

Në një bisedë tjetër ajo thotë se ka siguruar 75 mijë euro për serbët e Kumanovës, ndërkaq më vonë njoftohet për t'u vërtetuar nëse paratë kanë shkuar tek serbët, apo tek, siç thotë ajo te “shiptarite” – duke iu referuar shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori