Jankullovska e prerë: Nuk ka gjuhë shqipe
"Web faqja e Ministrisë së Brendshme nuk ka nevojë të jetë edhe në gjuhën shqipe", ka deklaruar sot Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska në pyetjen e televizionit ALSAT-M, pse e njejta është vetëm në gjuhën maqedonase.

Informatat qe janë në këtë faqe interneti janë të mjaftueshme dhe sipas saj janë të kuptueshme për të gjithë qytetarët e vendit edhe krahas faktit se zëvendësi i saj Xhelal Bajrami kohë më parë kishte premtuar se web-faqja do të jetë në dy gjuhë.

Jankullovska më tej thotë se qytetarët shqiptar duhet të jenë të kënaqur pasi kanë mundësin në këtë web-faqe formularët për aplikim për pasaporta dhe letërnjoftime ti shkarkojnë edhe në shqip.

"Web-faqja e MPB-së i përmban të gjitha të dhënat të cilat janë të patjetërsueshme që qytetarët të mund të kënaqin nevojat e tyre edhe atë në pjesën e të dhënave që kanë të bëjnë me të drejtat e tyre për të shfrytëzuar gjuhën pjestarët e bashkësive të ndryshme tani më i kanë të kapshme të gjitha formularet dhe kjo është kështu tani më një kohë të gjatë", tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme, citon Alsat-M.

"Jemi duke punuar që në një të ardhme edhe ueb faqja e Ministrisë së Brendshme në përgjithësi të gjitha materialet të cilat janë në ueb faqe të jenë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe, dhe besoj se do ja arrijmë që ueb faqen ta kemi edhe në gjuhën shqipe", ka thënë zv. ministri i brendshëm Xhelal Bajrami disa muaj më parë.

Por me deklaratën e Jankullovskës, vështirë se dëshira e Bajramit të realizohet... /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2012, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori