Jankullovska e pranon se po bën akt antiligjor
Ministrja Gordana Jankullovska gjatë bisedës me Biljana Brishkovska Boshkovski, i thotë asaj se ajo që është dhënë si mendim nuk ka lidhje me Ligjin për Amnesti.

Ajo thekson se ne duhet për momentin ta mbyllim si çështje, si të paautorizuar për t'i gjykuar si çështje pasi realisht ligji nuk e lejon një të tillë.

Ata thonë gjithashtu se duhet shkruar diçka e pakuptueshme që të mos merret vesh saktë.

Më pas Jankullovska bisedon me Kiril Bozhinovski për bisedën që ajo më parë bëri me Biljana Brishkovska Boshkovski, për të gjetur mënyrën që sa më lehtë të kalojë kjo çështje duke harmonizuar hapat që do bëjnë të gjithë.

Ajo thotë se është përgjegjësia e saj që të bëj gati letrën duke thënë se në fund të gjitha harrohen dhe të gjithë merren me atë që ka shkruar letrën. /albeu.com/

Shtuar më 06/04/2015, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori