Jankulloska sot del para drejtësisë
Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në procedurën e ndarë për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike.

Gjykimi për Jankullovskën filloi në fund të gushtit të këtij viti, pasi që e akuzuara lindi. Ajo gjykohet ndaras pasi që Gjykata e pranoi kërkesën e avokatëve për pushim mjekësor për shkak të shtatzanisë së saj.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Në këtë rast Gjoko Popovski është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës është dënuar me dy vjet e dy muaj burg.
Shtuar më 03/10/2018, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori